Vdes shoferi i ambasadës së Republikës së Kosovës në Hagë

  • G.G /
  • 17 June 2021 - 10:46
Vdes shoferi i ambasadës së Republikës së Kosovës në Hagë

Ka ndërruar jetë shoferi i ambasadës së Republikës së Kosovës në Holandë, Artur Metani.

Këtë e konfirmoi vetë ambasada përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”.

Më poshtë edhe komunikata e plotë.

Me pikëllim të thellë njoftojmë për vdekjen e parakohshme, pas një sëmundjeje të shkurtër, të kolegut, mikut dhe vellait tonë të dashur, Artur Metani, shofer në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Hagë.
Ngushëllimet tona të thella për familjen dhe miqtë nga Kosova, Shqipëria, Holanda dhe gjithandej.

Pusho në paqe, Artur. Do të të kujtojmë përherë!

(Kosova Sot Online)