Gruaja nga Podujeva gjuan tri herë me armë, thotë se deshi ta frikësonte një person që i sillej rreth shtëpisë

  • E.K /
  • 17 June 2021 - 11:45
 Gruaja nga Podujeva gjuan tri herë me armë, thotë se deshi ta frikësonte një person që i sillej rreth shtëpisë

Një grua nga Podujeva ka gjuajtur me armë zjarri në ajër, sipas saj, për ta frikësuar një person që i sillej rreth shtëpisë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Hamdi Maloku” në Podujevë, mëngjesin e së mërkurës.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se është konfiskuar një armë nga e dyshuara.

Ajo ka deklaruar se ka shtënë me armë zjarri në ajër për ta frikësuar një person i cili sillej rreth shtëpisë dhe e kishte ofenduar.

“Rr. Hamdi Maloku, Podujevë 16.06.2021 – 10:35.  Është konfiskuar një armë, pistoletë nga e dyshuara femër  kosovare pasi që e njëjta kishte shtënë tri herë në ajër. E dyshuara ka deklaruar se kishte shtënë në ajër me qëllim që ta frikësojë një person i cili sillej rreth shtëpisë dhe e kishte ofenduar”, ka njoftuar policia.

(Kosova Sot Online)