Mbi 122 mijë persona vaksinohen kundër COVID-19 në Kosovë

  • G.G /
  • 17 June 2021 - 13:20
Mbi 122 mijë persona vaksinohen kundër COVID-19 në Kosovë

Mbi 122 mijë persona kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur koordinatori i Qendrës së Vaksinimit, Niman Bardhi.

Ai ka thënë se gjatë ditës së sotme në këtë qendër janë vaksinuar 360 persona.

Sipas tij, vaksinimi është duke shkuar me rregull, ani pse ka filluar tashmë vaksinimi masiv i popullatës.

“Procesi i vaksinimit në nivel vendi është duke shkuar në rregull. Deri në këto momente kemi mbi 350 të vaksinuar në sallën “1 Tetori. Nëse flasim në nivel vendi për ditën e sotme, kemi mbi 3 mijë e 650 vaksina të cilat janë dhënë për qytetarët, ndërsa në total kemi mbi 122 mijë vaksinime”, ka thënë Bardhi.

Ai tutje tha se janë duke u aplikuar të dyja vaksinat paralelisht, për dozën e parë vetëm Pfizer ndërsa doza e dytë Pfizer dhe AstraZeneca.

(Kosova Sot Online)