Në 24 orët e fundit në Kosovë janë vaksinuar 8 mijë e 446 persona

  • E.K /
  • 17 June 2021 - 15:35
 Në 24 orët e fundit në Kosovë janë vaksinuar 8 mijë e 446 persona

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë vaksinuar 8 mijë e 446 persona.

Sipas MSH’së, nga fillimi i pandemisë deri tani janë vaksinuar mbi 118 mijë persona.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.446 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 118.538 doza të vaksinës. Deri më sot 15.093 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga kjo ministri.

Përndryshe nga 15 qershori ka filluar zbatimi i Planit për Vaksinim Masiv.

Megjithse është paraparë vaksinimi i një numri më të madh të qytetarëve, deputet të opozitës kanë kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë që numri i të vaksinuarve po vazhdon të jetë i vogël.

Përndryshe, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se gjatë këtij muaji do të vinë edhe dozat e para të vaksinave nga kontrata e nënshkruar me Pfizer.

(Kosova Sot Online)