Vrau dhe hëngri nënën e tij, jepet dënimi për kanibalin

  • A.P /
  • 17 June 2021 - 17:25
Vrau dhe hëngri nënën e tij, jepet dënimi për kanibalin

Një burrë spanjoll është dënuar me 15 vite e 5 muaj burg pasi vrau dhe hëngri nënën e tij.

Alberto Sanchez Gomez vrau nënën, e preu dhe e hëngri për dy javë, në një ngjarje që tronditi Madridin në vitin 2019.

28-vjeçari u arrestua në shkurt të vitit 2019 dhe gjyqi ndaj tij nisi në prill.

Me 15 vite u dënua për vrasjen dhe 5 muaj për faktin që copëtoi kufomën.

Gjithashtu, i dënuari duhet t’i paguajë 60 000 euro dëmshpërblim vëllait.

(Kosova Sot Online)