KPK-ja në mbështetje të Aleksandër Lumezit në ushtrimin e mandatit të tij

  • A.P /
  • 17 June 2021 - 20:13
KPK-ja në mbështetje të Aleksandër Lumezit në ushtrimin e mandatit të tij

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka siguruar opinionin publik se Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka mbështetjen e plotë të të gjithë anëtarëve të Këshillit në ushtrimin e mandatit të tij Kushtetues dhe ligjor.

KPK-ja përmes një deklarate për media ka vlerësuar maksimalisht punën e kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi.

“Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në vazhdimësi është vlerësuar maksimalisht për punën e tij sipas standardeve më të larta nga ana e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Andaj, çfarëdo tendence për inskenime të mundshme që kane për qëllim destabilizimin institucional, cenimin e integritetit, mandatit dhe prestigjit të Kryeprokurorit të Shtetit, do të dështojnë”, thekson komunikata.

KPK-ja ka njoftuar se nuk do të lejojë asnjë interferim apo çfarëdo interesi nga jashtë.

“Tutje Këshilli Prokurorial i Kosovës si organ Kushtetues i pavarur dhe i paanshëm, nuk do të lejojë asnjë interferim apo çfarëdo interesi nga jashtë, përfshirë edhe dëshirat e partive politike, individëve të caktuar dhe grupeve të interesit të ndikojnë në punën dhe mandatin e bartësve të sistemit prokurorial, përkatësisht të Kryeprokurorit të Shtetit”, thuhet tutje në komunikatë.

(Kosova Sot Online)