“Është pak mysliman” / Nikaj: Mos të stigmatizohet Memli Krasniqi pse është fetar

  • A.P /
  • 17 June 2021 - 21:43
“Është pak mysliman” / Nikaj: Mos të stigmatizohet Memli Krasniqi pse është fetar

Panelisti Bernard Nikaj ka thënë se PDK-ja ka nevojë për reformë të brendshme. Ai ka përmendur disa emra si kryetarë potencialë që mund ta dërgojnë këtë subjekt përpara pas humbjes që pësoi në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Gjatë debatit analistët përmendën edhe emrin e Memli Krasniqit si kryetar potencialë. Mirëpo disa prej fjalëve që u thanë i penguan Nikajt i cili reagoi.

“Ma vrau veshin shumë se Haxhiu përmendi faktin se zotëri Krasniqi është pak fetar. Kjo më pengoi se është bërë stigmë çështja e fesë në Kosovë. Çështja e fesë është liri e cdo qytetari të Republikës së Kosovës dhe zoti Krasniqi nuk është as më pak e as më shumë fetar se secili preh nesh këtu dhe ai është njeri që respekton vlerat  dhe besimet e secilit person në këtë vend andaj mos ta mbajmë këtë si minus që duhet t’ia mbajmë dikujt që qenka apo nuk qenka fetar”, tha ai.

(Kosova Sot Online)