Policia kërkon ndihmë për arrestimin e një 37-vjeçari

  • G.G /
  • 18 June 2021 - 12:40
Policia kërkon ndihmë për arrestimin e një 37-vjeçari

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi të kërkuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve. Bëhet fjalë për 37-vjeçarin, Arben Tahiri.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se ka siguruar urdhëresën për publikimin e fotos me shënimet e tjera të personit të kërkuar, me qëllim arrestimin e tij.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)