Detaje të dhimbshme nga vdekja e anëtarit të pestë nga aksidenti i tmerrshëm që ndodhi në Ferizaj

  • G.G /
  • 18 June 2021 - 13:17
Detaje të dhimbshme nga vdekja e anëtarit të pestë nga aksidenti i tmerrshëm që ndodhi në Ferizaj

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e vajzës, familja e së cilës vdiqën në aksidentin e tmerrshëm që ndodhi në fillim të këtij muaji, në Koshare të Ferizajt.

Katër persona, përfshirë edhe një fëmijë, kanë vdekur nga aksidenti i tmerrshëm që ndodhi më 6 qershor në fshatin Koshare të Ferizajt.

Kurse, një vajzë ka arritur t’i shpëtojë vdekjes atë ditë, mëgjithatë e njëjta ka vdekur dje në Qendrën Emergjente të QKUK-së.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Fsh. Koshare, Ferizaj, 06.06.2021-15:37. Nga Qendra Emergjente e QKUK-së në Prishtinë jemi njoftuar se personi i gjinisë femërore e lënduar në aksidentin e trafikut me fatalitet që nga data  06.06.2021 që ka qenë duke u trajtuar në repartin Intensiv ka ndërruar jetë.

Sipas Policisë, aksidenti kishte ndodhur më 6 qershor në fshatin Koshare të Ferizajt, derisa ajo ishte duke u trajtuar në repartin Intensiv ka ndërruar jetë.”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)