Qeverisë Kurti i shtohet edhe një zëvendësministre

  • A.P /
  • 18 June 2021 - 20:41
Qeverisë Kurti i shtohet edhe një zëvendësministre

Liza Gashi do të jetë zëvendësministrja e re e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës në Qeverinë Kurti.

Një gjë të tillë e ka bërë vetë Gashi në llogarinë e saj në ‘Twitter’, teksa ka thënë se emërimi i saj në këtë pozitë është bërë përpara dy javësh.

“Para dy javësh, u emërova si zv.ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nga kryeministri Albin Kurti. E pranojë këtë mundësi me përulje dhe me mirënjohje. Do përqendrohem në çështjet e lidhura me diasporën dhe do e mbështes ministren Donika Gërvalla-Schwarz në çështje të politikës së jashtme”, ka shkruar ajo në postimin e saj.

Gashi kishte shërbyer në po këtë pozitë edhe në Qeverinë Kurti I.

(Kosova Sot Online)