Podujevë: Theret me thikë një person

  • A.P /
  • 18 June 2021 - 23:50
Podujevë: Theret me thikë një person

Një person është plagosur nga therja me thikë, në një përleshje që ka ndodhur sonte në Podujevë.

Ngjarjen e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 21 :00, kemi marrë informatën se në rrugën ’19 Qershori’ në Podujevë, ka një përleshje fizike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat fillestare dyshohet që nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Borovci.

Sipas tij, hetuesit policorë kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

(Kosova Sot Online)