Uran Ismaili kandidat i PDK-së për Prishtinën, finalizimi çështje ditësh

  • S.A /
  • 19 June 2021 - 08:42
 Uran Ismaili kandidat i PDK-së për Prishtinën, finalizimi çështje ditësh

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Agim Aliu, ka folur rreth zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti

I pari i Ferizajt i cili tashmë ka konfirmuar se do të rikandidojë për një mandat tjetër, ka folur edhe për kandidatin që PDK-ja do ta ketë për Prishtinën.

Aliu ka deklaruar se Uran Ismaili pritet të jetë kandidat i PDK-së për Prishtinën, por që pritet të zyrtarizohet brenda ditësh.

“Uran Ismaili do të jetë kandidat i PDK-së për kryeqytetin, por që brenda pak ditësh do të formalizohet nga kryesia e partisë”, ka deklaruar Aliu në “Blic Interview me Astrit Gashin”.

(Kosova Sot Online )