Shoferi habit policët, ngarkon divanin mbi makinën e tij

  • E.K /
  • 19 June 2021 - 11:01
Shoferi habit policët, ngarkon divanin mbi makinën e tij

Një shofer është ndaluar nga policia në Northampton, pasi ka ngarkuar një divan të madh, sipër automjetit të tij, të lidhur me një shirit plastik.

Oficerët e habitur kapën imazhet e divanit të zi prej lëkure në maj të makinës Nissan Qashai dhe e ndaluan të mërkurën.

Divani ishte mbërthyer me një shirit të trashë, në pjesën e përparme të makinës. Policia i dha shoferit njoftim për të ndaluar dhe iu tha se është raportuar për ngasje të rrezikshme të automjetit.

Autoritetet shkruajtën në faqet e tyre zyrtarë në rrjetet sociale se ngarkesa ishte interesante dhe po ashtu e rrezikshme.

(Kosova Sot Online)