Lexoni edhe:
Për pak sa nuk e përplasi karrocën me fëmijë, shikoni se çfarë i bën babai shoferit
Policia e Kosovës me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacion e sidomos atyre me fatalitet është duke realizuar një numër të aktiviteteve, duke ngritur pika kontrolli me radar dhe duke e mbikëqyrur rrjedhën e komunikacionit permes paisjeve elektronike me “Dronë”.
Ky aktivitet tani po ndihmohet në masë të madhe edhe nga qytetarët të cilët po dërgojne fotografi përmes aplikacionit “Lajmëro policinë”, dhe duke i postuar në rrjetet sociale.
Për pak sa nuk e përplasi karrocën me fëmijë, shikoni se çfarë i bën babai shoferit Lexoni edhe:
“Policia rajonale ne Prizren falenderon qytetarët të cilët po kontribojnë në parandalimin dhe raportimin e kundërvajtjeve të cilat shpesh po rezultojnë me aksidente fatale. Andaj së bashku mund te kontribojme në mbrojtje të jetës se qytetarëve dhe te ruajmë rregullin në komunikacion rrugor”, thuhet në komunikatën e tyre.
Policia po ashtu ia ka bashkangjitur komunikatës edhe një slogan, ku thuhet ‘Më mirë te vonohemi një minutë në jetë, se sa të humbim jetën për një minutë’.
Komunikatës i është bashkangjitur edhe një fotografi e dërguar nga qytetarët në aplikacionin dixhital “Lajmëro policinë”, ku nga kjo foto është shqiptuar një tiketë trafiku në vlerë 150 euro, si dhe janë marrë masat mbrojtëse 2 pikë negative dhe ndalimi i patent shoferit në afat prej 3 muaj.
(Kosova Sot Online)