Një viktimë, 18 të shëruar dhe 16 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

  • E.K /
  • 19 June 2021 - 15:14
Një viktimë, 18 të shëruar dhe 16 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, një person ka vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus, ndërkaq janë shënuar edhe 16 raste të reja pozitive.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë testuar 1 mijë e 938 mostra. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 18 persona.

Njoftimi i plotë i MSH-së:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.018 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 132.901 doza të vaksinës.

Deri më sot 17.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.938 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

 Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.218.

 Në total numri i rasteve aktive është 176.

(Kosova Sot Online)