Pyetja e thjeshtë bëhet virale , po ngatërron edhe ekspertët e matematikës

  • E /
  • 19 June 2021 - 15:19
 Pyetja e thjeshtë bëhet virale , po ngatërron edhe ekspertët e matematikës

Një problem në dukje i thjeshtë i matematikës duket se ka habitur çdo person në internet, duke thyer trurin dhe llogaritësit gjatë procesit.

Problemi i matematikës u postua për herë të parë në verën e vitit 2019.

Por këtë javë problemi gjeti njerëz të rinj për t’i habitur edhe ata, në mesin e tyre kishte edhe persona që kishin studiuar matematikën, shkruan The Indipendente.

Ekuacioni është mjaft i thjeshtë në fillim. Por saktësisht se si e zgjidhni problemin nuk po provon të jetë kaq i thjesht.

Ekuacionet e matematikës zgjidhen në një rend specifik të veprimeve, i cili mësohet si PEMDAS. Kjo shkurtesë qëndron për rendin shumëzim, pjesëtim, mbledhje dhe zbritje.

Por mesa duket kjo nuk qëndron, sepse pothuajse askush nuk mund ta kuptonte përgjigjen e vërtetë të problemit.

Është 1 ose 16, sipas shumicës së përgjigjeve – por këta janë numra shumë të ndryshëm.

“Unë bëj njëherë shumëzimin, pastaj pjesëtim, kështu që besoj se është 1”, shkruajti një përdorues i Twitterit.

“Me diplomat e mia do të thoja se isha korrekt, por diçka po të mungon”, shkruajti një matematikan në vitin 2020.

“Unë kam 2 diploma të matematikës”, u përgjigj një përdorues tjetër, mendoj se përgjigja është 1, tha ai.

Pavarësisht nëse përgjigjja është apo jo në të vërtetë 1, megjithatë, ngjalli shumë debat në internet, sa që New York Times kërkoi nga matematikani dhe profesori i Cornell, Steven Strogratz, që ta trajtojë atë.

“Zgjidhni më parë gjithçka që është në kllapa. Sigurisht, 2 + 2 = 4. Kështu që pyetja pastaj vjen për 8 ÷ 2 × 4″,  shkroi Strogatz në vitin 2019.

(Kosova Sot Online)