‘Ethet e diamanteve’, ja çfarë ishin gurët e kristaltë të gjetur në Afrikën e Jugut

  • E.K /
  • 21 June 2021 - 09:06
 ‘Ethet e diamanteve’, ja çfarë ishin gurët e kristaltë të gjetur në Afrikën e Jugut

Qeveria e Afrikës së Jugut deklaroi se gurët e gjetur në një fshat muajin e kaluar nuk janë diamante por kristale kuarci.

Një blegtor bagëtish zbuloi së pari gurët në provincën KwaZulu-Natal. Kjo bëri që mijëra njerëz të nxitojnë për në fshatin KwaHlathi, më shumë se 300 kilometra në jug-lindje të Johanesburgut, shkruan BBC

Por pas kryerjes së testeve, zyrtarët kanë thënë se gurët janë kristale kuarci, të cilat janë shumë më pak të vlefshme.

Pas feldspatit, kuarci është minerali më i bollshëm në koren e tokës.

“Testet e kryera përfundimisht zbuluan se gurët e zbuluar në zonë nuk janë diamante,” thuhet në një deklaratë të qeverisë.

(Kosova Sot Online)