Një person e kap për dore dhe tenton ta rrëmbej një të mitur në Prishtinë

  • E.K /
  • 21 June 2021 - 10:41
 Një person e kap për dore dhe tenton ta rrëmbej një të mitur në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një vajzë e mitur nga Prishtina dje në orën 22:00 ka raportuar se një person ka tentuar ta rrëmbej.

Ajo ka deklaruar se ka arritur t’i shmanget të dyshuarit.

Ndërsa, rasti po vazhdon të hetohet.

“Prishtinë, 20.06.2021 ─ 22:00.  Ankuesja femër kosovare e mitur ka raportuar se një i dyshuar i pa njohur me një veturë me targa vendore e ka kapur për dore dhe ka tentuar ta rrëmbej, mirëpo e njëjta ka arritur ti shmanget. Ankuesja nuk ka pasur lëndime. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)