Pastruesja shqiptare në Greqi u përdhunua dhe u rrah nga një 35 vjeçar, dëshmitarja që e ndihmoi rrëfen se si e gjeti atë

  • E.K /
  • 21 June 2021 - 11:40
 Pastruesja shqiptare në Greqi u përdhunua dhe u rrah nga një 35 vjeçar, dëshmitarja që e ndihmoi rrëfen se si e gjeti atë

Detaje të reja tronditëse kanë dalë për përdhunimin e pastrueses 50-vjeçare në një apartament në Petralona të Greqisë.

Pas 9 orësh makthi, gruaja që thuhet se është me origjinë shqiptare doli nga ballkoni dhe nisi të bërtiste për ndihmë.

Gruaja që e dëgjoi e para rrëfeu si dukej ajo në momentet e para.

“E gjeta atë gjysmë të zhveshur me fytyrën e nxirë nga rrahjet dhe të shkatërruar psikologjikisht”, tregoi ajo.

Pasi doli nga spitali, pastruesja shkoi në polici dhe bëri denoncim për 35-vjecarin me origjinë nga Bullgaria që dyshohet të jetë autori i abuzimit seksual. Sipas shqiptares, ai e përdhunoi dhe e rrahu të paktën 7 herë.

Gjithashtu rrëfeu se ai “rrihte nënën e tij gjatë gjithë kohës.

Gruaja që ndihmoi pastruesen për të shpëtuar nga abuzuesi tha se kur ai kuptoi gjithçka, nisi ta kërcënonte.

“Ai po më kërcënonte mua edhe vajzën time. Ai tha se do të na mbyste. Kemi frikë. Jemi në shtëpi me grila të mbyllura. Policia na tha të mos hapim grilat apo të hapim derën nëse dikush i bie ziles”, tha ajo, shkruajnë mediat greke.

Policia njoftoi se ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

(Kosova Sot Online)