Ky vend përshpejton planin për dhënien e dozës së tretë të vaksinës Anti-COVID

  • E.K /
  • 21 June 2021 - 12:25
Ky vend përshpejton planin për dhënien e dozës së tretë të vaksinës Anti-COVID

Britania ka regjistruar mbi 4 milion raste të infektuara me COVID-19.

Ndërsa, varianti indian i koronavirusit mbetet shqetësimi kryesor i Britanisë së Madhe e cila, tanimë po përshpejton planin për vaksinimin e popullsisë me një dozë të tretë. Eksperimenti për testimin e dozës së tretë ka nisur rreth Anglisë dhe rezultatet fillestare priten në shtator.

Britania e Madhe po regjistron mbi 9 mijë raste me koronavirus në ditë, por kryeministri Boris Johnson ka besim se objektivi për të hequr të gjitha kufizimet në 19 korrik, do të përmbushet.

 “Kemi shumë besim se do të ndërmarrim edhe hapin e 4 të planit të rihapjes duke hequr të gjitha kufizimet në 19 korrik”, deklaroi kryeministri britanik.

Deri më tani 60 për qind e të rriturve ne Britaninë e Madhe kanë marrë dy doza të vaksinës, ndërsa 4 në 5 të rritur janë vaksinuar me një dozë.

(Kosova Sot Online)