“Rreth 138 mijë persona janë vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë”

  • G.G /
  • 21 June 2021 - 12:54
“Rreth 138 mijë persona janë vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë”

Edhe më tej po vazhdon vaksinimi i qytetarëve kundër COVID-19 në Kosovë.

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit Niman Bardhi, në një konferencë për medie ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme në sallën “1 Tetori” në Prishtinë janë vaksinuar mbi 250 persona, ndërsa në nivel vendi mbi 3 mijë e 500 persona.

Ai ka thënë se deri tani rreth 138 mijë persona janë vaksinuar në Kosovë.

“Aktualisht 250 persona e kanë marrë vaksinën në sallën ‘1 Tetori’, mbi 3,500 vaksina janë dhënë në nivel vendi, kurse nga fillimi atë e kanë marrë mbi 138 mijë persona. Apelojë te të gjithë qytetarët se duhet të aplikojnë dhe mbi bazën e konfirmimit mund të vaksinohen”, ka deklaruar ai.

(Kosova Sot Online)