Lexoni edhe:
Albin Kurti e pret në zyrë Shaip Kamberin, bisedojnë edhe për takimin me Vuçiqin
Ndodhet rreth 8 km larg autostradës Rrogozhinë-Kavajë, ku 20 familje jetojnë në izolim të plotë, pa ujë, pa kanalizime, në kushte mbijetese.
Bëhet fjalë për fshatin Mushnik, ku banorët fajësojnë mjerimin për beqarinë.
Albin Kurti e pret në zyrë Shaip Kamberin, bisedojnë edhe për takimin me Vuçiqin Lexoni edhe:
Asnjë nuse nuk vjen në fshat, thonë ata, ndaj sot ka edhe 50-vjeçarë pa familje.
Që të dalin për të kërkuar punë në qytet u duhet të përshkojnë së pari në këmbë një rrugë të vështirë prej 5 km.
Të mbjellësh kushton më shtrenjtë në këtë fshat, sepse mjetet bujqësore kërkojnë më shumë para për shkak të rrugës.
Hera e fundit qe një zyrtar ka qenë në këtë fshat, ishte gjatë fushatës së fundit elektorale.
Që atëherë në Mushnik banorët kanë parë vetëm njëri-tjetrin.
(Kosova Sot Online)