Arrestohet anëtari i LDK-së nën dyshimet për sulm fizik ndaj një personi në një kafene

  • A.P /
  • 21 June 2021 - 17:39
Arrestohet anëtari i LDK-së nën dyshimet për sulm fizik ndaj një personi në një kafene

Anëtari i LDK-së, Vetim Ramadani, është prangosur dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Ai dyshohet se mbrëmë në fshatin Blaç të Dragashit ka sulmuar fizikisht një person në një kafene, për arsye akoma të panjohura.

Rasti në polici është hapur si “lëndim i lehtë trupore”, teksa viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Lajmi është bërë i ditur edhe me anë të raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“Dragash, 20.06.2021 ─ 17:30.  Raportohet se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Vetim Ramadani ka qenë ka qenë shef i protokollit të ish-zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj, në Qeverinë Hoti.


(Kosova Sot Online)