Mbjellin mangon më të kushtueshëm në botë, në hall të madh fermerët

  • E.K /
  • 22 June 2021 - 10:42
 Mbjellin mangon më të kushtueshëm në botë, në hall të madh fermerët

Dy fermerë indianë, të cilët vendosën të mbillnin disa fara mangoje, janë gjendur përballë një situate të papritur.

Ata zbuluan se mangoja që kishin mbjellë ishte një nga varietetet më të shtrenjta dhe më të vlerësuara në treg.

Fermerët u detyruan që të punësonin një ekip sigurie për të mbrojtur nga hajdutët prodhimin e tyre me mango Miyazaki, një variant japonez shumë i vlerësuar.

Një mango e tillë kushton 42 euro dhe sipas “The Times of India”, fermerët kanë 150 pemë me këtë variant të rrallë mangoje.

“Vitin e kaluar kishim një qen, tani kemi 9. Kemi punësuar edhe 3 roje për të ruajtur prodhimin, pasi ka pasur shumë tentativa vjedhjeje kur u mor vesh se bëhej fjalë për një mango shumë të rrallë dhe të shtrenjtë”, tregon fermeri.

(Kosova Sot Online)