Çfarë nuk u diskutua në takimin Biden – Putin?

  • E.K /
  • 22 June 2021 - 11:06
 Çfarë nuk u diskutua në takimin Biden – Putin?

Gjatë takimit në Gjenevë me presidentin Putin, Biden i bëri presion homologut të tij rus për një sërë çështjesh politike. Ai theksoi rëndësinë e mbrojtjes së infrastrukturës amerikane nga sulmet kibernetike ruse dhe përmendi faktin se Shtëpia e Bardhë ishte më gati se kurrë të merrte masa hakmarrëse në përgjigje të sulmeve kibernetike ruse.

Ai theksoi mbështetjen e tij për Radio Europa e Lirë / Radio Liria , të cilat janë kërcënuar nga Kremlini dhe paralajmëroi se do të ketë “pasoja shkatërruese” për Rusinë nëse kritiku i opozitës Alexei Navalny, i cili ndodhet i burgosur humb jetën, raporton abcnews.al

Një gjë që nuk diskutoi në takimin me Putin, ishte çështja e dezinformimit dhe përpjekjet e vazhdueshme të Rusisë për të promovuar “lajme të rreme” dhe përçarëse brenda Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë, kjo është një temë kritike, sepse vitet e fundit, Kremlinin ka ndërmarrë një fushatë masive dezinformuese që synon SHBA-në dhe kombet e tjera perëndimore. Kjo përfshin promovimin e një game të gjerë lajmesh negative, duke filluar nga të dhënat e rreme që hedhin dyshime mbi efikasitetin e vaksinave perëndimore deri te konfliktet e brendshme dhe racore brenda Shteteve të Bashkuara.

Qëllimi i këtyre përpjekjeve është i qartë: të minojnë besimin në institucionet demokratike nga ana e popullit amerikan, raporton abcnews.al

“Ata janë vazhdimisht duke eksploruar, vëzhguar dhe stimuluar – jo vetëm sisteme, por edhe publikun amerikan duke kërkuar mënyra për të hedhur dyshime, për të na përçarë përgjatë linjave racore, përgjatë linjave politike, përgjatë çfarëdo ndarje shoqërore që tashmë ekzistojnë,” tha Matthew Masterson për Financial Times.

Për të qenë të sigurt, gjithnjë e më shumë amerikanë tani janë të vetëdijshëm për përpjekjet e vazhdueshme ruse për të ndërhyrë në në zgjedhjet e 2016. Për më tepër, narrativat false të Rusisë dhe aktorët që i përhapin ato tani po gjurmohen nga organet qeveritare (si Qendra Globale e Angazhimit e Departamentit të Shtetit) dhe OJQ-të, të tilla si Fondi Gjerman Marshall.

Megjithatë do të ishte e drejtë të thuhet se një përgjigje serioze, e koordinuar ndaj asaj propagandës ruse është ende diçka konceptuale, të paktën këtu në Shtetet e Bashkuara. Kjo është një strategji shumë e nevojshme. Në një raport të fundit nga gjiganti i mediave sociale, Facebook veçoi Rusinë si burimin më aktiv të dezinformimit në platformën e tij gjatë katër viteve të fundit.

Por deri më tani nuk duket se ka ndonjë shenjë nga Rusia që do të kthejë kursin, pavarësisht takimit në Gjenevë mes Biden dhe Putin. Keqinformimi është duke u bërë një nga mjetet kryesore në këtë luftë hibride, në konfrontimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, raporton abcnews.al

Samiti i ofroi Biden një mënyrë për t’i treguar Putin se Shtetet e Bashkuara e shohin dezinformimin si një kërcënim real strategjik dhe se janë të përgatitur për të mobilizuar një përgjigje serioze qeveritare. Diçka që Biden nuk e arriti.

Por Shtëpinë e Bardhë kanë ende mundësi për të bindur Kremlinin se ofensiva e tij dezinformuese nuk është më një projekt pa kosto. Duke punuar së bashku me Kongresin, administrata ka fuqinë të marrë masa – duke filluar nga një listë e zezë e mediave ruse në një fushatë për të financuar zëra të pavarur mediatikë, pro-perëndimore në kombet e huaja.

Diçka të tillë do të jetë një barometër i rëndësishëm nëse Shtëpia e Bardhë është vërtet serioze në lidhje me ndryshimin e sjelljes së Rusisë.

(Kosova Sot Online)