Ambasada Amerikane deklarohet për vaksinat që do t’i merr Kosova nga SHBA’të

  • E.K /
  • 22 June 2021 - 11:21
 Ambasada Amerikane deklarohet për vaksinat që do t’i merr Kosova nga SHBA’të

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka konfirmuar sot lajmin për shpërndarjen e dozave të vaksinave Anti-COVID nga Shtëpia e Bardhë.

Nga Ambasada kanë thënë se Shtëpia e Bardhë dje ka publikuar listën e shpërndarjes së 55 milionë dozave të vaksinave.

Nga kjo Ambasadë kanë thënë se presidenti Joe Biden ka premtuar alokimin e këtyre vaksinave deri në fund të qershorit dhe se edhe Kosova do të furnizohet me to.

Ndryshe, një ditë më parë Shtëpia e Bardhë paraqiti të hënën planin e saj për shpërndarjen e 55 milionë dozave të vaksinave kundër sëmundjes COVID-19.

Në mesin e vendeve përfituese gjenden edhe Kosova dhe Bosnje e Hercegovina.

Mirëpo, ende nuk dihet se sa vaksina do të përfitoj vendi.

(Kosova Sot Online)