Vjehrri që e lajmëroi zhdukjen e të rejës nga shtëpia, thotë ajo ia dërgoi një mesazh me arsyen e ikjes

  • E.K /
  • 22 June 2021 - 12:05
 Vjehrri që e lajmëroi zhdukjen e të rejës nga shtëpia, thotë ajo ia dërgoi një mesazh me arsyen e ikjes

Një grua nga Prizreni është zhdukur, ndërsa rastin në polici e ka lajmëruar vjehrri i saj. Sipas tij, familja nuk di asgjë rreth vendodhjes së saj. Për këtë rast,  media ka mësuar detaje të reja.

Sipas një burimi të besueshëm të medias vjehrri ka deklaruar se reja e tij është larguar pasi vitin e kaluar i ka vdekur burri dhe më nuk dëshiron të kthehet në shtëpi.

I njëjti ka deklaruar se 34-vjeçarja dëshiron t’i marrë edhe tre fëmijët e saj, pasi deklaron se ajo i ka dërguar një mesazh me këtë përmbajtje.

Ndërsa, nuk dihet vendodhja e saj dhe numri i telefonit nuk ka qasje.

Lajmin për zhdukjen e saj e ka bërë të ditur policia me anë të raportit 24-orësh.

Njoftimi i plotë i policisë:

PERSON I ZHDUKUR/Prizren, 20.06.2021-09:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se gruaja e djalit të tij, viktima femër kosovare është larguar në drejtim të panjohur dhe se nuk din për vendin e ndodhjes së saj.

(Kosova Sot Online)