Babai dhe djali 11 vjeçar qëllohen me breshëri plumbash në makinë

  • E.K /
  • 22 June 2021 - 12:54
 Babai dhe djali 11 vjeçar qëllohen me breshëri plumbash në makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku tre persona – përfshirë një djalë 11-vjeçar  janë qëlluar me armë, teksa ndodheshin brenda në makinën e parkuar.

Mësohet se brenda në makinë ishte djali 11 vjeçar, babai i tij dhe një burrë.

Mediet e huaja raportojnë se të tre janë në spital dhe gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.

Autoritete policore janë në kërkim të autorit.

(Kosova Sot Online)