Kaq pritet t’i kushtojnë Zgjedhjet Lokale buxhetit të Kosovës

  • G.G /
  • 22 June 2021 - 13:02
Kaq pritet t’i kushtojnë Zgjedhjet Lokale buxhetit të Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhje është gati për të organizuar zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtën e këtij viti.

Organizimi i tyre pritet t’i kushtojë buxhetit të shtetit 8.1 milionë euro.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi, thotë për Radion Evropa e Lirë se partitë kanë kohë që t’u përmbahen afateve ligjore për dorëzimin e listës së kandidatëve për kryetarë të komunave.

“Të gjitha subjektet politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e 17 tetorit, duhet të dorëzojnë aplikimin e tyre në KQZ deri më 16 gusht. Pra, deri në këtë datë, subjektet politike, përveç aplikimit të tyre, duhet të dorëzojnë edhe listën e kandidatëve për kryetarë të komunave apo për kuvende komunale”, thotë Elezi.

Votuesit që jetojnë jashtë Kosovës, sipas Elezit, kanë 40 ditë afat për t’u regjistruar, prej datës 10 korrik deri më 18 gusht, derisa afati i votimit përmes postës është nga 15 shtatori deri më 15 tetor.

Fushata zgjedhore që do të zgjasë një muaj, do të fillojë më 16 shtator dhe do të zgjasë deri më 15 tetor. Buxheti i planifikuar për organizimin e zgjedhjeve lokale është 8.1 milionë euro.

(Kosova Sot Online)