Parashikimi i motit për dy ditët në vijim në Kosovë

  • E.K /
  • 22 June 2021 - 15:00
 Parashikimi i motit për dy ditët në vijim në Kosovë

Do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Kjo situatë meteorologjike vie si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e Afrikës.

Indeksi UV do të mbetet shumë i lartë dhe preferohet zbatimi i këshillave të IKSHP, që nga ora 9-17 të mos ekspozohemi rrezeve direkte të diellit.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-37 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.

(Kosova Sot Online)