Vendim: Këtyre personave iu ndalohet hyrja në Kosovë

  • G.G /
  • 22 June 2021 - 15:39
Vendim: Këtyre personave iu ndalohet hyrja në Kosovë

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës janë marrë një sërë vendimesh.

Në kuadër të kësaj mbledhje janë miratuar edhe masat e reja lehtësuese antiCOVID.
Por në kuadër të këtyre masave në shtetin e Kosovës iu ndalohet hyrja personave që vinë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut.

Të gjithë ata që në dy javët e fundit kanë vizituar këto vende, iu ndalohet hyrja në Kosovë.

Përveç: shtetasve të Republikës së Kosovës, personave me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, diplomatëve të huaj dhe personelit mjekësor, të cilët me hyrjen në Kosove duhet të paraqesin test RT-PCR negativ për COVID-19, të bërë në 72 orët e fundit dhe të cilët duhet të karantinohen në shtëpitë (vendin e banimit) e tyre për katërmbëdhjetë (14) ditë, duke u testuar dy herë në javë.

Gjithashtu u theksua se karantina mund të ndërpritet me paraqitjen e testit RT-PCR negative për COVID-19, i bërë jo më herët se pesë ditë para hyrjes.

(Kosova Sot Online)