Përflitej për kryetar të PDK’së, vjen reagimi i Gent Cakajt

  • A.P /
  • 22 June 2021 - 21:29
Përflitej për kryetar të PDK’së, vjen reagimi i Gent Cakajt

Ish-ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm në Shqipëri, Gent Cakaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka reaguar pasi së fundmi u përmend edhe emri i tij si kandidat për kryetar të PDK’së.

Cakaj tha se nuk është dhe nuk synon të bëhet pjesë e ndonjë partie politike në Kosove.

“Unë nuk jam dhe nuk synoj të bëhem pjesë e asnjë partie politike në Kosovë. E dyta, unë jam tërhequr përkohësisht nga jeta publike deri në një vendim tjetër, për të cilin, me siguri, do t’iu njoftoj personalisht”, është shprehur Cakaj.

(Kosova Sot Online)