Dy persona të lënduar nga aksidenti në Mitrovicë, flasin nga Policia

  • A.P /
  • 22 June 2021 - 23:00
Dy persona të lënduar nga aksidenti në Mitrovicë, flasin nga Policia

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në Mitrovicë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Nga informacionet e para, është raportuar për aksident trafiku me lëndime, i shkatuar sonte rreth orës 22:00, në rrugën ” Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, si pasojë e aksidentit një veturë ka goditur dy këmbësorë të cilët kanë pësuar lëndime, të njëtit jan dërguar për tretman mjeksor”, ka thënë Zahiti.

Sipas dëshmitarëve, një fëmijë pa vetëdije është dërguar me autoambulancë për trajtim mjekësor.


(Kosova Sot Online)