Pamje: Nxënës e studentë ngjiten malit për ta ndjekur mësimin online

  • E.K /
  • 23 June 2021 - 09:59
 Pamje: Nxënës e studentë ngjiten malit për ta ndjekur mësimin online

Pandemia e ka penguar qasjen në shkollim për të rinjtë në mbarë botën, por në pjesën e Kashmirit që kontrollohet nga India, nxënësit dhe studentët janë përballur me mbyllje të shkollave jo një, por dy herë.

Në vitin 2019, kur India ia largoi këtij rajoni statusin e veçantë dhe dërgoi dhjetëra mijëra trupa atje, ora policore që u vendos nga autoritetet bëri që të gjitha shkollat e zonës të mbylleshin, shkruan BBC.

Më pas, bash në kohën kur shkollat filluan të rihapeshin, nisi pandemia, duke detyruar miliona nxënës e studentë që procesin e të nxënit ta zhvillojnë përmes internetit.

Sipas një hulumtimi të BBC-së, nxënës e studentë nga më shumë se 150 fshatra në Kashmir nuk kanë qasje në mësimet online. Në fshatin e largët të Himalajeve, Limber, nxënësit dhe studentët duhet të ngjiten në një mal për të pasur qasje në internet, rrjedhimisht në mësime.

“Në fshat, ne s’mund të bëjmë as një thirrje telefonike. Prandaj, as që bëhet fjalë për internetin 5G, 3G dhe madje as 2G”, thotë studenti Rouf Rashid.

(Kosova Sot Online)