Mesazhi në shishe që ‘udhëtoi’ përtej Atlantikut për të bashkuar dy adoleshentë

  • E.K /
  • 23 June 2021 - 10:25
 Mesazhi në shishe që ‘udhëtoi’ përtej Atlantikut për të bashkuar dy adoleshentë

Një mesazh në një shishe bashkoi dy adoleshentë, duke udhëtuar në Oqeanin Atlantik  mijëra kilometra, për tre vite.

16-vjeçari Sean Smith, 16 vjeç, kishte shkruar në letër një shënim, të cilin e futi në një shishe dhe e hodhi në det,  ndërsa ishte me pushime në Rhode Island në vitin 2018, në lindje të SHBA.

Në letër shkruhej:

“Është Dita e  Falënderimeve. Unë jam 13 vjeç dhe jam nga Vermont. Nëse shishja gjendet, dërgoni një email në [email protected]”.

Tre vite  më vonë, mesazhi u gjet 4,820 km larg nga vendi ku Sean kishte nisur shishen.

Shishja u gjeta nga një djalë 17 vjeçar, Christian Santos.

Ai tha për mediet e huaja se  e pa shishen, ndërsa po peshkonte me kushëririn e tij.

“E mora dhe pashë se brenda kishte një letër. Mendova se do të ishte diçka interesante, prandaj dhe shkova t’ia tregoj mamit”, tha 17 vjeçari.

Christian dhe nëna e tij vendosën të ndiqnin udhëzimet që ishin shkruar në letrën brenda shishes.

Ata dërguan një email por nuk morën përgjigje, sepse Sean pothuajse e kishte harruar mesazhin, që kishte dërguar para tre vitesh dhe nuk e përdorte më llogarinë e emailit, që kishte shënuar në shishe.

Megjithatë, nëna e Christian shpërndau mesazhin dhe shishen në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e medieve.

(Kosova Sot Online)