Lajçak po kalon dritën e kuqe në lojë me kompromiset në dialogun e Brukselit

Lajçak po kalon dritën e kuqe në lojë me kompromiset në dialogun e Brukselit

Gani Qarri

  • 23 June 2021 - 07:36

Shkruan: Analist - Gani Qarri

Mjerisht pala Kosovare, pozitë dhe opozitë, ende po merret me vetveten, po heshtë dhe nuk po kërkon me ngulëm që procesi për vizat të ndahet nga dialogu me Serbinë. Madje kjo edhe për faktin sepse çështja e vizave, është çështje ligjore e teknike dhe nuk është çështje e raporteve ndërkombëtare, ndërshtetërorë dhe politike sikur që se fundi ashiqare po kushtëzohet në dialogun me Serbinë.

Për palën kosovare, përfshirja e procesit të vizave në pritje të finales së dialogut me Serbinë, po bëhet gjithnjë e më e papranueshme dhe shantazh i vërtetë për arritjen e marrëveshjes finale. Strategji kjo tanimë e bërë shumë publike, për të mos thënë edhe zyrtare nga vet Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor në Vjenë, Lajçak ka theksuar edhe një herë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është shumë i rëndësishëm, dhe se pa rezultate të prekshme në këtë proces nuk mundë të ketë përparim- as vendim pozitiv për vizat.

Për aq më tepër Lajçak ka theksuar se 18 vjet pas takimit të Selanikut, ku u shqiptua një deklaratë për të ardhmen e BE-së, ne ndodhemi në një situatë kur vetëm një shtet i Ballkanit Perëndimor është bërë anëtar i BE-se. Ndërsa megjithëse me Serbinë nuk ka pasur përparime, dhe dy shtete shpresojnë të bëhen së shpejti anëtare, por Kosova mbetet ende larg me çështjen e liberalizimit të vizave. E përderisa Kosova ende s’ka liberalizim të vizave, kjo tregon që situata nuk po ecën si duhet, prandaj është e rëndësishme të nisem një dialog për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, kështu që sipas Lajçak-ut, do të ketë shumë aktivitete këtë vit. Politika Kosovare duhet ta shoh dhe vlerëson me kujdes një paralajmërim të tillë që e kalon vijën e kuqe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".