Gjinovci i kundërpërgjigjet Dugollit

  • A.P /
  • 23 June 2021 - 17:35
Gjinovci i kundërpërgjigjet Dugollit

Drejtori i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), Rron Gjinovci, i është kundërpërgjigjur profesorit Bujar Dugolli, të cilin e akuzon për plagjiaturë. Dugolli reagoi më herët duke thënë se se “studentët dhe praktikantët e organizatës ORCA nuk duhet të bijnë pre e e-maileve anonime”.

Gjinovci ka shpërndarë disa fotografi që sipa stij dëshmojnë dhe sqarojnë plagjiaturën, që sipas kësaj organizate e kanë bërë profesorët Bujar Dugolli e Ardian Kastrati.

“Në këto fotografi e keni sqarimin e plagjiaturës në punimin me 8 faqe të Ardian Kastratit e Bujar Dugollit. Si dallohet plagjiatura? Kur një pjesë e tekstit është identike me një burim tjetër, por nuk ka thonjëza apo nuk i referohet atij (p.sh. përmes fusnotës apo në ndonjë formë tjetër të përcaktuar me rregullat e shkrimit akademik), kjo pjesë e tekstit konsiderohet plagjiaturë”, ka shkruar Gjinovci.

Ai u ka kërkuar qytetarëve që vet ta dallojnë plagjiaturën në artikullin e botuar para katër vitesh nga Dugolli dhe Kastrati.

“Te rasti i mëposhtëm teksti me ngjyrë të verdhë është identik me pjesë të teksteve nga burimet të cilat janë të vendosura në katrorët në skaj të tekstit. Secili që di të dallojë shkronjat mund ta bëjë vet verifikimin”, ka shkruar Gjinovci.

(Kosova Sot Online)