Gjendet i vdekur në burg miliarderi i antivirusit

  • A.P /
  • 23 June 2021 - 22:23
Gjendet i vdekur në burg miliarderi i antivirusit

Është gjetur i vdekur në qelitë e burgut në Spanjë, John McAfee, krijuesi amerikan i anti-virusit me të njëjtin emër.

McAfee ishte arrestuar pak kohë më parë për evazion fiskal dhe për të ishte vendosur së fundmi të ekstradohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Departamenti i Drejtësisë i ngriti këto akuza ndaj John McAfee pasi Komisioni për Sigurinë dhe Shkëmbimin kishte paditur 75-vjeçarin sepse kishte fituar 23.1 milionë dollarë kompensim nga rekomandimi për investim në 7 kriptovaluta që në fakt ishin false dhe mashtrim.

McAfee pretendohet të ketë fituar miliona të ardhura nga promovimi i kriptovalutave, si dhe përmes punës konsulente, fjalimeve dhe shitjes së të drejtave për historinë e  jetës së tij për një dokumentar.


(Kosova Sot Online)