Menduan se ishte kufoma e një gruaje të mbytur, ekipet e shpëtimit habiten nga ajo çka gjejnë

  • E.K /
  • 24 June 2021 - 09:04
 Menduan se ishte kufoma e një gruaje të mbytur, ekipet e shpëtimit habiten nga ajo çka gjejnë

Shërbimet e shpëtimit u mobilizuan në Hachinhoe në verilindje të Honshu, Japoni, pas raportimeve se është parë një “grua e mbytur” që notonte në ujëra.

Por blogerja japoneze, Tanaka Natsuki, e cila rastisi të ishte në vendin e ngjarjes për të xhiruar një video për kanalin e saj, ishte dëshmitare e “shpëtimit”, të asaj që doli të ishte një “Gruaje holandeze”, zhargon japonez për një kukull seksi prej gome.

“Derisa isha duke filmuar videon time të peshkimit, mendova se një kufomë u afrua duke lundruar, por doli të ishte një ‘grua holandeze’”, shkroi ajo në një postim në Twitter.

“Duket se dikush e keqkuptoi se çfarë ishte dhe telefonoi autoritetet, kështu që u shfaqën policia, kamionët e zjarrfikësve dhe ambulance. Fatmirësisht ‘gruaja’ u shpëtua në mënyrë të sigurt”, shtoi ajo. 

(Kosova Sot Online)