
Lexoni edhe:
Zjarri në Graçanicë përfshin katër shtëpi, policia jep detaje
Dhjetë persona, përfshirë shtatë zyrtarë të lartë të Kishës Ortodokse Greke, janë lënduar në një sulm me acid të kryer nga një prift që ishte në procedurë disiplinore në Athinë, thanë autoritetet greke.
Tre nga zyrtarët e Kishës ishin ende në spital pas sulmit që ndodhi të mërkurën mbrëma, ndërsa trajtim po marrin edhe dy avokatë. Një polic që shkoi në vendin e ngjarjes, i cili e arrestoi të dyshuarin, gjithashtu u dërgua me urgjencë në spital.
Zjarri në Graçanicë përfshin katër shtëpi, policia jep detaje Lexoni edhe:
Ministri i Shëndetësisë, Vasilis Kakilias, tha se tre klerikë janë në gjendje serioze. Ai e përshkroi incidentin si të pashembullt dhe tragjik, shkruan The Guardian.
Mediet lokale raportuan se personat e sulmuar me acid kanë pësuar djegie, kryesisht në fytyrë dhe në duar.
Klerikët ishin në një takim ku po diskutonin për mundësinë që t’i hiqej statusi priftit të dyshuar për posedim të 1.8 gram kokainë në qershor të vitit 2018, raportoi e përditshmja greke, “Ta Nea”.
Kur doli para një prokurori publik në qytezën Veroia, prifti kishte pranuar se droga e klasit të parë ishte për përdorim personal.
Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, e dënoi sulmin, ndërsa kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se është thellësisht i pikëlluar dhe tha se shteti do ta ofrojë tërë asistencën e mundshme mjekësore për viktimat.
(Kosova Sot Online)