Origjina e pandemisë, zbulohet një pjesë e strukturës së koronavirusit që ishte “fshirë”

  • E.K /
  • 24 qershor 2021 - 10:49
 Origjina e pandemisë, zbulohet një pjesë e strukturës së koronavirusit që ishte “fshirë”

Qysh nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, faktet shkencore dhe teoritë konspirative janë përzier në një koktej potencialisht të rrezikshëm.

Por në fakt, disa nga ato teori, gjatë muajve në vijim kanë rimarrë dinjitetin e fakteve, ose të paktën të ”hallkave” të asaj pjese ende të panjohur që ka të bëj me origjinën e virusit që ka tronditur botën. 

Zbulimi i një studiuesi i qendrës kërkimore Fred Hutchison në SHBA, mund t’i shtojë disa elementë këtij misteri.  

Image

Studiesi Jesse Bloom

Kur rastet e para të koronavirusit u shfaqën në Wuhan, ndoshta para dhjetorit të vitit 2019 kur zyrtarisht u shfaq COVID-19,  një grup studiuesish kinezë kishin analizuar sekuencat gjenetike të virusit. Kjo strukturë gjenetike, e përbërë nga 241 sekuenca ruhet në arkivin elektronik të Librarisë Kombëtare të Mjekësisë, që financohet nga Shtetet e Bashkuara.

Por pjesë e kësaj sekuence u zhduk në mënyrë të mistershme nga arkiva, ndoshta nga vetë studiuesi kinez Aisi Fu që i kishte futur, ose nga të tjerë.

Image

Librarisë Kombëtare të Mjekësisë, ku ndodhej sekuenca gjenetike e koronavirusit

Por tani studiuesi Jesse Bloom, duke kontrolluar memorien e Google Cloud të arkivës, zbuloi 13 nga këto sekuenca, që ndoshta mund të sqarojnë shumë gjera për origjinën e virusit, në veçanti për kapacitetin e SARS-Cov-2 për të gjeneruar variante.    

Zbulimet Bloom u botuan në serverin shkencor bioRxiv, dhe nga aty u shpërndanë në komunitetin shkencor amerikan, duke gjetur një interes domethënës, të zmadhuar mediatikisht nga një reportazh i gazetës New York Times.  

Edhe pse gjuha e përdorur nga Bloom dhe disa elementë shkencorë mund ta bëjnë të vështirë certifikimin dhe peer review të studimit në fjalë, në rastin më të mirë, nga të dhënat mbetet ndjesia e një tentative për të fshehur gjurmët e virusit, ose të paktën strukturën e tij të plotë. Se kush është arsyeja, kjo mbetet ende për t’u zbuluar.

(Kosova Sot Online)