Kroacia digjet nga vapa, gabimi në TV shtetëror: Sot do bjerë pak borë

  • E.K /
  • 24 qershor 2021 - 11:35
Kroacia digjet nga vapa, gabimi në TV shtetëror: Sot do bjerë pak borë

Në teletekstin e Radio-Televizionit Kroat (HRT) sot është shkruar se në vend do të bjerë pak dëborë. Një gjë e tillë ka qenë shumë befasuese.

Kjo ka ndodhur, edhe pse sipas mediave kroate, moti në vendin ballkanik qartësisht ka qenë i nxehtë e me temperature tepër të larta.

“Në Karlovac sot bie pak borë”, thuhej në lajmërim, edhe pse saktësohej se temperatura shkonte deri 31 gradë celcius. Kjo ka habitur jo pak teleshikuesit.

Një gabim i tillë ishte afërmendsh trashanik dhe pak më shumë se një orë më vonë është “zhdukur”.

(Kosova Sot Online)