Theret për vdekje një person në Gjilan

  • E.K /
  • 24 June 2021 - 14:12
 Theret për vdekje një person në Gjilan

Një person është therur për vdekje në Gjilan, sot rreth orës 13:15.

Rastin  e ka zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani ka bërë me dije se tashmë është arrestuar i dyshuari për këtë rast.

“Sotme 24 qershor 2021 rreth orës 13:15 Policia e Kosovës në Gjilan është njoftu për një rast “Therrje me thikë”. Njësitet relevante të policisë së Kosovës kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe mjeku kujdestar ku vetëm ka mundë me e konstatu vdekjen e Viktimës i moshës madhore. Policia e Kosovës e ka arresteuar një person i cili dyshohet të jet i involvuar në këtë rast të rëndë. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Për momentin nuk dihen motivet dhe rrethanat që kan qu në këtë rast të rëndë. Hetimet rreth këtij rasti të rëndë jan duke i udhëheq Hetimet Rajonale nga Policia e Kosovës në kordinim me Prokurorin e Shtetit”, ka thënë Hashani.

(Kosova Sot Online)