I mbuluar me gjak, momenti kur arrestohet i riu që dyshohet se theri për vdekje një person në Gjilan

  • E.K /
  • 24 June 2021 - 15:27
 I mbuluar me gjak, momenti kur arrestohet i riu që dyshohet se theri për vdekje një person në Gjilan

Një person ka mbetur i vdekur sot në Gjilan, meqenëse s’ka mundur t’iu mbijetojë plagëve nga therja me thikë.

I dyshuari është arrestuar tashmë, derisa në media është publikuar edhe një video nga ky moment.

Ndryshe, rastin  e ka zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani ka bërë me dije se tashmë është arrestuar i dyshuari për këtë rast.

“Sot me 24 qershor 2021 rreth orës 13:15 Policia e Kosovës në Gjilan është njoftu për një rast “Therrje me thikë”. Njësitet relevante të policisë së Kosovës kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe mjeku kujdestar ku vetëm ka mundë me e konstatu vdekjen e viktimës i moshës madhore. Policia e Kosovës e ka arresteuar një person, i cili dyshohet të jetë i involvuar në këtë rast të rëndë. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, ka thënë Hashani.

Sipas Hashanit, ende nuk dihen motivet apo rrethanat e këtij rasti.

“Për momentin nuk dihen motivet dhe rrethanat që kanë dërguar deri në këtë rast të rëndë. Hetimet rreth këtij rasti të rëndë janë duke i udhëheq Hetimet Rajonale nga Policia e Kosovës në kordinim me Prokurorin e Shtetit”, ka deklaruar Hashani.

(Kosova Sot Online)