Grabitja me armë në një pompë benzine, Policia kap një prej të dyshuarve

  • A.P /
  • 24 June 2021 - 20:52
Grabitja me armë në një pompë benzine, Policia kap një prej të dyshuarve

Një person është arrestuar për vjedhjen e 22 qershorit të një pompe derivatesh në Kamenicë.

Sipas punëtorit të pompës, vjedhja e parave të arkës u bë nga dy persona, njëri prej të cilëve kishte pushkë automatike.

Policia e Kosovës në vazhdën e veprimeve hetimore përmes rrugëve operative kanë siguruar informacione të besueshme në bazë të të cilave është arrestuar i dyshuari L. L (2000).

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Janë gjetur prova të qëndrueshme se ai së bashku me D. K. (1996) kanë kryer veprën penale “Grabitje”.

Si provë material janë gjetur dhe sekuestruar arma automatike AK-47, e cila dyshohet se është përdorur në rastin e “Grabitjes”, dy duksa dhe një palë pantallona farmerka.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari L. L. është ndalur për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër D. K. gjendet në arrati dhe është në kërkim të policisë.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.

(Kosova Sot Online)