Detaje nga therja në Gjilan ku mbeti i vrarë 40-vjeçari

  • A.P /
  • 24 June 2021 - 20:54
Detaje nga therja në Gjilan ku mbeti i vrarë 40-vjeçari

Policia e Kosovës, në vendin e ngjarjes ka arrestuar një 29 vjeçar, si të dyshuar për këtë vrasje.

Policia e Kosovës, u thirre me urgjencë, afër shkollave të mesme në Gjilan të enjten.

Këtu pas një përleshje që ndodhi në mesdite, mbeti i therur me thikë një person.

Në vendin e ngjarjes, erdhi me shpejtësi edhe ambulanca.

Por, gjithçka ishte vonë për 40 vjecarin, i cili nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

Policia në vendin e ngjarjes, arrestoi edhe një 29 vjecar, si të dyshuar për këtë vrasje.

Nga Policia, kanë thënë se deri me tani nuk dihen motivet që çuan deri tek kjo ngjarje.

Ndërkohë, sipas Drejtorit të Spitalit në Gjilan, Arsim Emini, viktima kishte disa plagë me trup nga thika.

Ndërkohë që me rastin tash  po merret prokuroria e shëtit,, ende nuk dihen motivet që quan deri të ky akt.

(Kosova Sot Online)