Kaq do të kushtojë një Kurban këtë vit

  • E.K /
  • 25 June 2021 - 08:37
 Kaq do të kushtojë një Kurban këtë vit

Fillon therja para festës së Kurban Bajramit, 120 euro çmimi i një kurbani.

Kryesia e Bashkësisë Islame ka njoftuar se për nder të festës së Kurban Bajramit si vitet e mëparshme bën tubimin dhe therjen e kurbaneve.

Këtë vit Kryesia ka vendosur që çmimi për një kurban të jetë njëjtë si vitet e tjera. 120 euro është caktuar vlera e një kurbani nga BIK-u.

BIK-u përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka dhënë detaje mbi pagesat e porosive.

“Luteni që porositë e të interesuarve të na i dërgoni në kohën optimale, kur dhe mundemi ta kryejmë në plotni amanetin tuaj”

Pagesën e porositësve të kurbaneve, Ju mund ta përcillni në adresë të përfituesit.

(Kosova Sot Online)