Edhe kjo bëri vaki në Podujevë: Nëna e merr vesh nga Facebook-u se vajza e saj e mitur është martuar

  • E.K /
  • 25 June 2021 - 09:49
Edhe kjo bëri vaki në Podujevë: Nëna e merr vesh nga Facebook-u se vajza e saj e mitur është martuar

Një nënë nga komuna e Podujevës e ka lajmëruar vajzën e saj 14-vjecare në polici, duke thënë se e njëjta ka dalë nga shtëpia.

Në raportin 24 orësh të policisë, bëhet e ditur se nëna ka thënë në polici se përmes rrjeteve sociale është paraqitur një mashkull që ka thënë se vajza 14 vjeçare po jeton me të.

Rasti po hetohet nga policia.

“Podujevë, 24.06.2021 – 13:00. Ankuesja femër kosovare raporton se vajza e sajë e moshës 14 vjeçare  ka dalur nga shtëpia ndërsa përmes rrjetit social social i është paraqitur një person mashkull kosovar i cili i kishe thënë  që vajza e saj është duke duke bashkëjetuar me të. Rasti nën hetime nga njësitë relavante policore”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)