Persona të panjohur tentojnë ta vrasin shtetasin gjerman në Novobërdë

  • G.G /
  • 25 June 2021 - 10:14
Persona të panjohur tentojnë ta vrasin shtetasin gjerman në Novobërdë

Një shtetas gjerman ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë tentuar ta vrasin të enjten rreth orës 06:30 në Novobërdë, duke shtënë me armë drejt veturës së tij.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, teksa bëhet e ditur se nuk raportohet për të lënduar.

“Viktima mashkull Shtetas Gjerman gjatë  lëvizjes me veturën e  tij sipas viktimës nga persona të pa njohur është  shtënë  me armë  në  drejtim  të veturës së  viktimës.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë. Rasti nën hetime nga njësitë relavante.

(Kosova Sot Online)