Ndodh në Prishtinë: E la veturën para banesës, por nuk e gjeti më

  • E.K /
  • 25 June 2021 - 12:56
Ndodh në Prishtinë: E la veturën para banesës, por nuk e gjeti më

Kishte lënë veturën para banesës në lagjen Dardania të kryeqytetit, por ku ka dal rreth orës 07.00 të mëngjesit për të shkuar në punë nuk e ka gjetur atë. 

Ai për rastin ka njoftuar policinë të cilat po hetojnë rastin.

Policia njofton se në rrugën "Sadik Zeneli", në Dardani të Prishtinës në mes datave 22 e 24 qershor 2021 rreth orës 07:00, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar, se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën me targa vendore. 

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin si vjedhje e veturës.

(Kosova Sot Online)